Menaxheri i Chelseat, Mauricio Pochettino pritet që mos ta ketë në dispozicion mesfushorin Enzo Fernandez për ndeshjen kundër Burnleyt të shtunën.

“Blutë” e Londrës janë vetëm tre pikë larg vendit që dërgon në garat evropiane dhe një fitore mund të forcojë synimin e tyre.

Fernandez pritet të luajë edhe një tjetër miqësore me Kosta Rikën dhe me shumë gjasë nuk do të mund të fluturojë nga Argjentina për kohën e ndeshjes së Premier Ligës.

Edhe nëse arrin me kohë, ai pritet të jetë në bankën rezervë.

Fernandez në dyshim për ndeshjen kundër Burnleyt / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version