Mesfushori i Chelseat, Enzo Fernandez mund të dënohet ashpër shkaku i thirrjeve raciste në finale të Kupës së Amerikës.
Gjatë festës pasi Argjentina mposhti Kolumbinë, Fernandez kishte publikuar një fotografi duke kënduar një këngë e cila është raciste ndaj francezëve.
Situata është përkeqësuar pasi ka reaguar Federata franceze e futbollit dhe mbrojtësi i Chelseat, Wesley Fofana.
Fernandez ka kërkuar falje publike, por Chelsea ka nisur procedurat e brendshme disiplinore ndaj tij.
Mirëpo një ankesë është dërguar edhe në FIFA.
Ai mund të suspendohet me disa ndeshje mos-lojë dhe për këtë edhe Chelsea është informuar.
Fernandez mund të dënohet ashpër shkaku i thirrjeve raciste / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.