Medaljen numër pesë për vendin e siguroi Laura Fazliu në Lojërat Olimpike, shkruan Reporteri.net.

23-vjeçarja pas fitores tha se është e lumtur që mori sot këtë medalje.

“Ndjenjë e mirë. E kam pritur këtë medalje qe sa vjet. Kam punuar shumë. Kam qenë e ngarkuar më shumë sesa duhej. Prej Majlindës e kemi vazhduar me medalje, pastaj është Nora, pastaj Disi, tash unë. Me rëndësi ka që e kam marrë medaljen. Gjithsesi jam shumë e lumtur”, u shpreh ajo.

“Majlinden e kam pasur afer. E kam raportin shume te mire. Me ka motivuar, edhe ne momentin kur nuk ka shkuar gjithcka qe duhet, ka qene aty per mua. Ia vlejten sakrificat. Edhe falë Tonit qe më ka marrë si 14-vjeçare. Tash duhet te punoj, pse jo te mos behem kampione olimpike”, u shpreh tutje ajo.

Për medalje të bronztë, Laura e mposhti kroaten Katarina Krishto./Reporteri.net/.

Fazliu për medalje përballet me kroaten Kristo

Fazliu pas fitores: Majlindën e kam pasur afër, më ka motivuar / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version