Laura Fazliu ka mposhtur kanadezen Catherine Beauchemin-Pinard në repesazh dhe tani i duhet vetëm edhe një fitore për të siguruar medaljen e bronztë.
Fazliu siguroi fitoren me pikë të artë ndaj kanadezes.
Kosovarja është përballur katër herë me të. Kishte dy fitore dhe dy humbje.
E kishte mposhtur në vitin 2022 e së fundi më 21 maj të këtij viti në luftë për medalje të bronztë botërore. Ndërkohë vjet i kishte dy humbje.
Fazliu, një fitore larg medaljes së bronztë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.