
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’ dhe është inkuadruar në Ligën B të Ligës së Kombeve, shkruan Reporteri.net.
Pas kësaj fitore, kanë ardhur edhe urimet edhe nga politikanët.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili e ka quajtur magjik, sulmuesin Vedat Muriqi që shënoi tre gola.
Muriqi magjik! Kosova në Ligën B! Një natë për t’u mbajtur mend. Urime, djema!”, ka shkruar ai në Facebook, shkruan Reporteri.net.
Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar lojtarët për fitoren dhe falënderuar për prezantim dinjitoz të vendit.
“Dominim absolut nga Dardanët në ndeshjen kthyese kundër Islandës. Një fitore spektakulare që na kualifikon në Ligën B në kuadër të Ligës së Kombeve. Faleminderit për prezantimin dinjitoz të vendit dhe vlerave tona! “, ka shkruar Haradinaj.
Një mesazh urimi ka bërë edhe deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti.
Urime për këtë fitore të madhe djemve tanë!”Kosova
“, ka shkruar Hoti.
Edhe Vlora Çitaku nga PDK ka uruar për fitoren duke thënë se Kosova ka djem të mirë.
“Sa herë që na mërzit politika e na neverit përditshmëria, dalin vajza e djem – në sport, në art, e kudo – që përkundër klimës defetiste, na bëjnë me buzëqesh! Bravo! Kosova ka edhe djem të mirë
“, ka shkruar ajo.
/Reporteri.net/.
“Faleminderit për prezantimin dinjitoz të vendit”, urimet e politikanëve pasi Kosova u ngrit në Ligën B të Kombeve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.