Mediumi rumun, Golazo.ro e ka falënderuar Kosovën për tërheqjen e skuadrës nga fusha.
“Faleminderit Kosovë”, është titulli i artikullit nga ky medium.
Kjo vjen pasi që Rumania me fitoren me rezultat zyrtar, i rrit edhe më shumë gjasat për kualifikim në Kupën e Botës.
“Nëse Rumania – Kosova do të përfundonte 0:0, ‘trikolorët’ nuk do të ishin më të mirët në krahasim me përfaqësueset e tjera që i kanë fituar grupet në Ligën C. Suedia do të na kalonte me goldallim dhe do të kishim shanse më të vogla për ta arritur Kupën e Botës. Pas vendimit të UEFA-s, Rumania bëhet e vetmja përfaqësuese në gjithë Ligën e Kombeve që e mbyll garën me maksimumin e pikëve”, ka shkruar “Golazo.ro”.
Nëse Rumania – Kosova do të përfundonte 0:0, Rumania do ta mbyllte grupin me 16 pikë, ndërsa Suedia do të ishte më mirë, për shkak të golaverazhit.
Sot UEFA ka marrë vendim për ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, ku kjo e fundit ka humbur ndeshjen në tavolinë, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas UEFA-s, ky trepikësh për Rumaninë vjen për mosluajtjen e plotë të ndeshjes nga ana e Kosovës.
Organi i Apelimit i UEFA-s (AB) ka marrë vendimet e mëposhtme:
– Të shpallet ndeshja e UEFA Nations League 2025 ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, e luajtur më 15 nëntor 2024, si e konfiskuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (e cila për këtë arsye konsiderohet se e ka humbur ndeshjen 3-0) për përgjegjësinë për mosluajtjen e plotë të ndeshjes (siç parashikohet në Nenin 25.01 Rregulloret e UEFA Nations League).
– UEFA ka marrë vendim që të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 50,000 euro dhe të urdhërojë mbylljen e stadiumit të Federatës Rumune të Futbollit gjatë (1) ndeshjes së ardhshme në të cilën Federata Rumune e Futbollit do të luajë si mikpritëse, për sjelljen raciste dhe/ose diskriminuese të mbështetësve të saj.
– Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 30,000 euro për transmetimin e mesazheve provokuese politike që nuk janë të përshtatshme për një ngjarje sportive.
– Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 9000 euro për hedhjen e gjësendesve
– Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 4500 euro për ndezjen e fishekzjarreve.
– Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 8000 euro për përdorimin e laserëve.
– Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 12,500 euro për shkak të pengimit (mos-respektimit) të himnit kombëtar.
– Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 14,000 euro për bllokimin e rrugëve publike (shkallëve, hyrjeve/daljeve etj)
– Të gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 6000 euro për sjellje të pahijshme të skuadrës së saj.
UEFA merr vendim: Kosova e humb në tavolinë ndeshjen me Rumaninë
“Faleminderit Kosovë”, mediumi tregon se si e ndihmon rezultati zyrtar Rumaninë për kualifikim në Botëror / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.