Anglia u mposht për të dytën herë radhazi në një finale të Europianit. “Tre Luanët”, dështuan përballë Spanjës e cila fitoi  2-1 duke koleksionuar trofeun e katërt në një kompeticion si Evropiani. Pas humbjes, kapiteni i Anglisë, Harry Kane theksoi se ndjehej i shkatërruar për mundësinë e shpërdoruar, ndërsa bëri thirrje që kombëtarja të ringrihet sa më shpejt.

“Është pak e vështirë që ta përshkruajmë me fjalë se si ndjehemi në këtë moment. Ishte një ndeshje e vështirë përballë Spanjës dhe ta pësosh në fund dhemb shumë. Nuk ia dolëm sërish që të hidhnim hapin e duhur dhe të fitonim, është një tjetër mundësi e shpërdoruar.

Finalet nuk janë asnjëherë të lehta, kjo humbje do të na përndjekë gjatë. Për skuadrën, por edhe për mua personalisht është shumë e vështirë

Evropiani është një turne i vështirë në aspektin fizik dhe psikologjik. Ndjeheshin në majën e karrierën, por tani jemi shumë në vështirësi. Nuk e kemi gjetur ende mënyrën për ta fituar Europianin dhe kjo është e dhimbshme”, u shpreh Kane.

 

Evropiani, Kane: Kjo humbje do të na përndjekë gjatë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version