Evertonit i janë reduktuar edhe dy pikë për shkeljen e dytë të rregullave financiare të Premier Ligës, raporton BBC.

Rregullat e fitimit dhe qëndrueshmërisë ia ndalojnë klubeve të pësojnë 105 milionë funte humbje brenda tre vjetësh dhe një komision i pavarur ka gjetur se Evertoni e ka shkelur këtë rregull për 16.6 milionë funte.

Me reduktimin e dy pikëve, Evertoni ka rënë në pozitën e 16 dhe është vetëm dy pikë larg zonës për rënie nga liga, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Në muajin shkurt, klubit nga Liverpooli i ishte reduktuar dënimi nga 10 në gjashtë pikë për arsyen e njëjtë të shkeljes.

Klubi ka paralajmëruar se do të apelojë vendimin.

Evertoni mund të përballet me reduktim tjetër të pikëve në lidhje me ndërtimin e stadiumit edhe pse kjo çështje nuk pritet të zgjidhet deri në fund të sezonit.

Evertonit i hiqen edhe dy pikë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version