
Futbollisti Etnik Brruti, do të jetë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.
Brruti, të hënën është pajisur me pasaportën shqiptare. Kështu ka bërë të ditur gazetari i sportit, Arlind Sadiku.
Ai pritet të marrë ftesë nga Silvinjo për dy ndeshjet e marsit.
Kombëtarja shqiptare fillimisht do të luajë me Anglinë me datë 21 mars.
Kurse tre ditë më vonë në Tiranë, do të ballafaqohet me Andorrën.
Etnik Brruti pajiset me pasaportë shqiptare / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.