Kryetari i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Kosovë (TAS), Eroll Salihu është i bindur që Kombëtarja e Kosovës do të humb 3:0 në tavolinë ndaj Rumanisë.

Sipas Salihut, në Bukuresht nuk kishte thirrje raciste dhe Kosova do t’i humb tri pikë pasi gjyqtari edhe e përfundoi ndeshjen, shkruan Indeksonline

“Në Rumani nuk kishte thirrje raciste, ato nuk kualifikohen si thirrje raciste, ne jemi racë e pastër ariane, nuk duhet të na interesojnë ato thirrje ‘Serbi, Serbi’. Kosova fatkeqësisht e humbë ndeshjen në tavolinë, shkaku që referi e mbylli ndeshjen pa ta në fushë”, tha Eroll Salihu në emisionin “Favorit” në T7, shkruan Express.

Kujtojmë që ende është duke u pritur një vendim nga shtëpia e madhe e futbollit në Europë, UEFA për atë që ndodhi në Bukuresht ditë më parë

Eroll Salihu: S’kishte thirrje raciste në Rumani, Kosova e humb ndeshjen në tavolinë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version