Arda Guler dhe goli i tij në ndeshjen mes Turqisë dhe Gjeorgjisë janë lajmet kryesore në Turqi dhe ethet e futbollit nuk i kanë shpëtuar as presidentit të këtij vendi, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti turk ka ndjekur ndeshjen e bashkatdhetarëve të tij ndaj Gjeorgjisë dhe pas ndeshjes tejet emocionuese nuk ka mundur të rezistojë duke bërë një telefonatë me futbollistin më meritor.

Erdogan ka thënë vetëm fjalë të bukura për Gulerin, ndërsa teksa po bisedonin ka qenë i pranishëm edhe trajneri i Turqisë, italiani Vincenzo Montella.

Erdogan tha: “Ne presim gol tjetër. Ky gol do të jetë një nga golat më të mirë”.

Arda Guler u bë futbollisti më i ri që ka shënuar gol në ndeshjen e tij debutuese në Kampionatin Evropian me një gol kundër Gjeorgjisë. Ai e bëri atë në moshën 19 vjeç e 114 ditë, duke thyer rekordin e Cristiano Ronaldos që e mbante atë rekord që nga viti 2005, kur shënoi kundër Greqisë në moshën 19 vjeç e 123 ditë.

 

Erdogan i telefonoi Gulerit pas një loje fantastike, çfarë i tha / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version