Skuadra e Chicago Fire shënoi një fitore të madhe ndaj CF Montreal në ligën amerikane, MLS, në kuadër të javës së pestë.

Chicago triumfuan në fund me rezultatin 4:3. Golin e fitores e shënoi Kellyn Acosta në sekonda të fundit.

Acosta realizoi gol nga gjysmëfusha e tij, dhe krejt kjo fal erës që po fryente në stadium.

Në këtë përballje luajti edhe Xherdan Shaqiri për Chicagon, duke u larguar nga loja në minutën e 69-të.

Me këtë fitore, Chicago Fire grumbullon katër pikë për pozitën e 18-të.

Era e fortë ndihmon skuadrën e Shaqirit të fitojë ndeshjen në fund / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version