Gjeorgjia ka bërë realitet ëndrrën që të vazhdojë tutje në Evropianin 2024.
Me fitoren kundër Portugalisë ka arritur të sigurojë katër pikë dhe pozitën e tretë që çon në 1/8 e finales.
Kvicha Kvaratskhelia dhe Mikautadze ishin golashënuesit e Gjeorgjisë në takimin ndaj Portugalisë, e cila kishte siguruar kualifikimin me dy fitoret ndaj Turqisë dhe Republikës Çeke.
Sulmuesi Mikautadze tani për tani është golashënuesi më i mirë në Evropian me tre gola.
Nga ky grup 1/8 e finales e ka siguruar edhe Turqia, e cila ka barazuar me Çekinë që të mërkurën mbrëma është përshëndetur nga Evropiani pasi ka përfunduar e fundit në grup me vetëm dy pikë.
Në 1/8 e finales Portugalia do të përballet me Slloveninë, Gjeorgjia do të luajë ndaj Spanjës.
Ëndrra e madhe e Gjeorgjisë bëhet realitet / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.