Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka bërë sot publike listën e emrave të futbollistëve që ka grumbulluar për fazën përgatitore të Euro 2024 dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet.

Pjesë e listës janë dy futbollistë që u ngritën në karrierë nga Superliga e Kosovës, si Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha.

Në një video të publikuar nga gazetari Arlind Sadiku shfaqet momenti teksa Daku sheh se figuron në listën e Sylvinhos.

Daku shihet i emocionuar, madje shpërthen edhe në lot, raporton Paparaci.

Më poshtë pamjet:

 

Emocionuese: Mirlind Daku shpërthen në lot kur kupton lajmin se u ftua nga Shqipëria / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version