Në Angli vazhdojnë të flasin për interesimin e Elon Musk për ta blerë Liverpoolin, lider i Premierligës falë një forme të jashtëzakonshme të shfaqur në pjesën e dytë të vitit 2024.
Zërat kanë nisur të shtohen pas komenteve të babait të tij, i cili nuk i fshehu synimet e miliarderit jug-afrikan për ta blerë gjigantin e Premierligës.
Duke folur për “Slingo”, Rob Wilson, ekspert i financave të futbollit, nënvizoi se Musk duhet të ketë nevojë t’i shpenzojë 8 deri në 8,5 miliardë funte, respektivisht afro 10 miliardë euro, për ta marrë kontrollin e plotë të Liverpoolit.
“Vlera aktuale e Liverpoolit është 4-4,5 miliardë funte. Është paksa prapa në krahasim me rivalin e tij, Manchester United. Një klub i rigjallëruar, me investime të reja, me suksese në fushë, me sponsorë të rinj dhe një bazë të punonjësve (përfshirë edhe lojtarët) fitimprurës, mund ta shohë klubin duke iu rritur vlera që i kalon 5 miliardë funte në një periudhë të shkurtër. Njëjtë si Man Utd, një vlerë prej 10 milionë dollarësh amerikan për klubin, ose 8-8,5 miliardë funte në Mbretërinë e Bashkuar, nuk do të ishte larg mendsh nëse gjithçka do të ishte në përputhje dhe që do të kapitalizonte në mundësitë e reja për suksese në trofe”, deklaroi Wilson.
Sidoqoftë, nuk ka asgjë konkrete rreth një blerjeje eventuale nga ana e Musk në drejtim të “Fenway Sports Group”, pronarët amerikan të Liverpoolit të John Henryt.
Ndërkohë, ishte pikërisht “FSG” e cila e shiti një pjesë të vogël të aksioneve të klubit tek “Dynasty Equity” në vitin 2023, ndërsa është duke u koncentruar më shumë në investime strategjike sesa në shitjen direkte të klubit./Express
Elon Musk i interesuar për Liverpoolin? Për ekspertët nevojiten afro 10 miliardë euro / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.