Holanda është gjysmëfinalistja e katërt dhe e fundit e Euro 2024.

“Tulipanët” triumfuan 2:1 në çerekfinale ndaj Turqisë, duke fituar me përmbysje të rezultatit.

Turqit kaluan në epërsi në minutën e 35-të, kur Akaydin shënoi me kokë, pas asistimit të Arda Guler.

De Vrij me një gol fantastik me kokë barazoi shifrat në minutën e 70-të të ndeshjes.

E vetëm gjashtë minuta më pas, Cody Gakpo realizoi për 2:1 dhe fitoren e kualifikimin e Holandës.

Në gjysmëfinale, Holanda do të përballet me Anglinë me 10 korrik.

Eliminon Turqinë, Holanda në gjysmëfinale të “Euro 2024” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version