Holanda u eliminua nga Europiani në gjysmëfinale pas disfatës kundër Anglisë vetëm në minutat e fundit të takimit. Gjithsesi, duket se trajnerit të “Tulipanëve”, Ronald Koeman akoma nuk i ka dalë inati.

Sipas tij, penalltia në favor të anglezëve nuk duhej akorduar, duke akuzuar për këtë gjë VAR-in.

“Për mendimin tim nuk duhej të ishte penallti. Ai e goditi topin dhe këpucët u prekën. Mendoj se ne nuk mund të luajmë siç duhet dhe kjo është për shkak të VAR. Me të vërtetë që e ka prishur futbollin”, u shpreh Koeman.

Për këtë penallti ka pasur polemika dhe nga vetë anglezët, me ish-lojtarë të “Tre Luanëve” që janë shprehur se nuk duhej akorduar si 11-metërsh.

Eliminimi nga Evropiani kundër Anglisë, Koeman: VAR-i ka prishur futbollin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version