Një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur me futbollistin kosovar Milot Rashica, i cili ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tij në Besiktas javët e fundit.

Mediumi turk, Takvim mëson se Leeds United, një nga skuadrat e kampionatit anglez, ka shfaqur interes për lojtarin 27-vjeçar dhe së fundmi ka bërë një ofertë zyrtare për ekipin turk.

Skuadra angleze i ofroi 7 milionë euro Besiktasit për futbollistin.

Rashica, i cili iu bashkua skuadrës turke në verë do të ketë kontratë me Besiktashin deri në vitin 2027 dhe largimi i tij nuk duket i mundshëm në merkaton e radhës.

Ekipi i njohur anglez ofron 7 milionë euro për Rashicën, Besiktas nuk do largimin e tij / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version