Ishte një ditë e pabesueshme për Laura Fazliun dhe Katarina Krishton, të cilat në fund u përballën me njëra-tjetrën për medalje të bronztë të Lojërave Olimpike “Paris 2024” në kategorinë deri 63 kilogramë, shkruan Federata Evropiane e Xhudos.
“Fazliu dhe Krishto dhanë maksimumin, madje u futën në fazën për pikën e artë. Krishto nisi festën dhe dyshja u vendosën në mes të tatamit. Arbitri bëri me shenjë që komisioni të rishikonte veprimin e saj dhe rezultati në fund ishte heqja e uazarit dhe u zëvendësua me një shido për shkelje të këmbës. Rolet u ndryshuan dhe Fazliu iu gëzua të bronztës për t’iu bashkuar historisë së suksesit të ekipit të Kosovës”, shkroi EJU të martën mbrëma.
Medaljen numër pesë për vendin e siguroi Laura Fazliu. Ajo e fitoi të bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë. Të martën Laura garoi në “Champ de Mars Arena” në Paris.
Fazliu ia siguron Kosovës medaljen e dytë në Lojërat Olimpike
EJU: Fazliu i bashkohet trashëgimisë së Kosovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.