Futbollisti i Kosovës Edon Zhegrova, është zgjedhur lojtar i muaj tek Lille.
Zhegrova u votua më së shumti nga tifozët e klubit francez pas paraqitjeve që i pati në muajin dhjetor.
Ai e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka falënderuar tifozët që e votuan dhe që po i japin motiv dhe që po e shtyjnë përpara.
“I falënderoj krejt tifozët që më votuan për lojtarin e muajit”, shkroi Zhegrova në Instastory.
24-vjeçari, këtë edicion i ka realizuar gjashtë gola dhe i ka bërë shtatë asistime në të gjitha garat në këtë edicion.
Edon Zhegrova shpallet lojtar i muajit tek Lille / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.