
Lille regjistroi një tjetër fitore të rëndësishme në garën për të siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Paulo Fonseca triumfoi mbrëmë në shtëpi ndaj Marseillet me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 28-të në Ligue.
Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, luajti për 89 minuta dhe pati një tjetër paraqitje për t’u vlerësuar.
Pas ndeshjes u pa duke festuar bashkë me tifozët e Lille, si dhe me shokët e skuadrës.
Edon Zhegrova në stilin e “ultrasit”, kjo ishte festa e Lille pas fitores ndaj Marseilles / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.