Edon Zhegrova ka zhvilluar një pjesë të parë të jashtëzakonshme për Lillen të shtunën pasdite.

Pas 45 minutave të para, Lille po fiton 7:0 ndaj Golden Lionit në kuadër të Kupës së Francës.

Ylli i Kosovës shkëlqeu duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar dy asistime.

Zhegrova shënoi në minutën e 33-të, 41-të dhe 42-të, ndërsa asistoi në dy golat e parë.

Ndeshja është e vlefshme për rundin e 1/32-ave.

Golden Lion është ekip i ligave të ulëta të Francës.

Edon Zhegrova i jashtëzakonshëm në ndeshjen e Kupës së Francës – shënon het-trik dhe asiston dy herë në 45 minuta / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version