Edon Zhegrova po shkëlqen këtë sezon te skuadra e Lille.

Ylli kosovar me paraqitjet e tij fantastik është shndërruar në një lider te skuadra franceze.

Faqja zyrtare e Ligës së Kampioneve ka publikuar tre futbollistët që kanë bërë më së shumti driblime këtë sezon, në katër ndeshjet e para.

Edon Zhegrova renditet në vendin e dytë, me 31 driblime, tre më pak se Vinicius Jr, ndërsa i treti është Savinho i Manchester Cityt, me 28 driblime.

25-vjeçari ishte më meritori që Lille shënoi fitore ndaj Real Madridit, duke u shpallur lojtari i ndeshjes, derisa shkëlqeu edhe në fitoren ndaj Atletiko Madridtit dhe barazimin ndaj Juventusit ku bëri edhe asist.

Edon Zhegrova i dyti driblues më i mirë në Ligën e Kampionëve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version