Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka konfirmuar largimin nga Lille në fund të sezonit.
Ai ka thënë se në fund të sezonit nuk do të nënshkruaj kontratë të re me klubin francez.
“Është e vërtetë, e kam njoftuar klubin që nuk do të vazhdojë kontratën. Do të shikojmë verës çfarë do të ndodh, por klubi është i njoftuar që nuk do të vazhdojë kontratën,”, ka deklaruar Zhegrova, gjatë një interviste për “Pasditën Sportive” në Radio Dukagjini .
Kujtojmë që për Zhegrovën ka shumë skuadra të interesuara, përfshi këtu Napolin nga Serie A.
Edon Zhegrova: E kam njoftuar Lille se do të largohem, s’do e vazhdoj kontratën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.