Goli i tij i dha vulë triumfit të Lille ndaj Slavia Pragës, në ndeshjen e parë të PlayOff-it.

Por për ta kompletuar kualifikimin në grupet e Ligës së Kampionëve, Edon Zhegrovës me shokë u duhet ta kalojnë edhe sfidën e dytë ndaj çekëve.

Skuadrës ku luan reprezentuesi i Kosovës, pos fitores, i mjafton edhe barazimi dhe eventualisht një humbje minimale, pasi nga përballja e parë kanë diferencë prej dy golash.

Edhe më mirë me ekipin e tij, qëndron kosovari i kombëtarës së Shqipërisë, Arbër Hoxha.

Fitorja e Dinamo Zagrebit 3-0 në “Maksimir”, thuajse i ka dhënë kualifikimin kampionëve të Kroacisë, nëse nuk do të ndodh ndonjë mrekulli sonte për vendasit e Qarabag. Te këta të fundit angazhohet ish-sulmuesi i Laçit e Tiranës, Redon Xhixha.

Ndërkohë mbrëmë, gjashtë shqiptarë siguruan pjesëmarrjen në finalet e UEFA Champions League.

Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Qazim Laçi, Indrit Tuci e Enes Osmani te Sparta e Pragës, kurse Kastriot Tahiri, u kualifikua me kampionët e Zvicrës, Young Boys, duke mposhtur Galatasarayn në mes të Stambollit./KlanKosova

Edon Zhegrova dhe Arbër Hoxha shumë afër Ligës së Kampionëve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version