Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Tuttosport në kuadër të ndeshjes Shqipëri-Itali, që do të hapë Kampionatin Evropian për kombëtaren e drejtuar nga Silvinho. Një sfidë jo e parëndësishme duke pasur parasysh afërsinë gjeografike të dy vendeve.

Mirëmëngjes zoti Rama, Itali-Shqipëri këtë herë vlen për Kampionatin Evropian: çfarë efekti ka për ju?

Rama: E pabesueshme. Do të jetë hera e parë, që do të shpresoj që Italia të mos fitojë një ndeshje në Kampionatin Evropian. Por në çdo rast do të isha mirë me një barazim, i cili, për Kuqezinjtë tanë, do të ishin si një fitore, e di që barazimi me Shqipërinë do të ishte fillimi i provës kundër Spallettit, por, për fat të keq, nuk mund të uroj asgjë më shumë se një barazim për Italinë.

Çfarë duhet të kemi frikë nga Shqipëria? Dhe, sipas jush, si përfundon?

Rama: Duhet t’i frikësohemi epërsisë së qartë të Shqipërisë në tribuna dhe faktit që skuadra jonë nuk ka asgjë për të humbur. Shpresoj për një barazim.

Si ka ndryshuar marrëdhënia mes italianëve dhe shqiptarëve në tridhjetë vitet e fundit? Dhe si e gjykoni për momentin?

Rama: Tani jemi një popull i ndarë nga deti, por i bashkuar në çdo gjë tjetër. Ngjashëm si dy pika uji në pikat tona të forta dhe të dobëta./Dritare.net

Edi Rama: Kombëtarja duhet të triumfojë, hera e parë në jetë qe uroj të mos fitojë Italia / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version