Besiktasi mund të shtojë numrin e lojtarëve shqiptar në sezonin e ri, pasi që është duke e shikuar nga afër mundësinë që të afrojë mbrojësin Berat Gjimshiti.

Sipas mediave turke, koordinatori i përgjithshëm i Besiktas, Samet Aybaba, ka udhëtuar këtë javë jashtë Turqisë për të parë nga afër disa lojtarë.

Aybaba ka ndjekur mbrëmjen mes Sportingut dhe Atalantas në Ligën e Evropës që përfundoi 1-1.

Mbrojtësi 33-vjeçar uruguaian Sebastian Coates dhe mbrojtësi shqiptar 31-vjeçar Berat Gjimishit ishin nën llupën e tij dhe të dy luajtën për 90 minuta.

Mësohet se Aybaba, ka përgatitur një raport të detajuar për të dy lojtarët dhe ka dhënë një opinion pozitiv.

Gjimshiti shtë pjesë e Atalantas nga viti 2016, ndërsa kishte dy sezone si huazim te Avellino dhe Benevento.

Ai është një nga lojtarët kryesorë të Kombëtares së Shqipërisë në vitet e fundit dhe kapiten i saj, ku me kuqezinjtë ka siguruar pjesëmarrjen në Euro 2024.

Nëse kalon te Besiktas, mbrojtësi shqiptar do të këtë për shokë skuadre dyshen Milot Rashica dhe Ernest Muçi.

Edhe një shqiptar mund t’i bashkohet Rashicës dhe Muçit te Besiktas / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version