I pari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka dhënë lajmin e gëzueshëm për futbolldashësit kosovar.
Përmes një postimi në Facebook, ministri ka konfirmuar se punimet në stadiumin “Fadil Vokrri” po shkojnë drejt fundit.
Ai tutje shton se qëllim e kanë pasur që punimet të shkojnë mbarë dhe në mënyrë profesionale.
Postimi i tij:
Punimet në stadiumin “Fadil Vokrri” drejt përfundimit.
Jemi siguruar që të punohet me intensitet e profesionalizëm të lartë. Fusha hibrid e vendosur është teknologjia e fundit e fushave dhe e para e llojit të tillë në Kosovë.
Mirëmbajtja do të bëhet me pajisje të veçanta dhe inovative të cilat janë të dedikuara për fushat hibrid.
E konfirmon Hajrulla Çeku, punimet në “Fadil Vokrri” po shkojnë drejt fundit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.