Konstantin Koltsov, i dashuri i tenistes së njohur Aryna Sabalenka dyshohet se ka kryer vetëvrasje në Miami, raporton Daily Mail.

Policia amerikane ka konfirmuar se Koltsov, i cili ishte në lidhje me kampionen e Australian Open, për tre vjet, ka vdekur pasi ka kërcyer nga ballkoni i hotelit në Miami.

Bjellorusi ishte në Miami për ta shoqëruar të dashurën e tij e cila ishte duke u përgatitur për Miami Open. Ajo pritet të luajë të premten.

Departamenti i policisë në Miami ka nisur hetimet për dyshimet për vetëvrasje, teksa në një intervistë për mediat në Bjellorusi, ish-bashkëshortja e tij Mikhailova ka deklaruar se ai ishte tepër i dehur para se të binte nga ballkoni.

Sipas saj, disa shishe alkooli janë gjetur në dhomën e hotelit të tij.

Sabalenka është e dyta në ranglistën botërore të tenisit.

Dyshohet për vetëvrasjen e të dashurit të tenistes së njohur / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version