
Trajneri Driton Kuka ka njoftuar se dy xhudistet e reja, Blerina Gashi dhe Enise Zijade kanë fituar medalje të bronztë në Kupën Evropiane në Antalia të Turqisë, shkruan Reporteri.net.
Kuka thotë se në Antalia edhe garuesit tjerë performuan mirë por mbeten pa medalje kësaj radhe.
Postimi i Kukës:
Kupa Evropiane Antalia Turqi
Kosova e vogël po shkëlqen edhe me grupmosha të reja!
Blerina Gashi kategoria 44 kg vajza nga Mitrovica dje fitoj medaljen e bronztë duke treguar edhe një herë se në klubin e saj” Trepça” po punohet seriozisht!
Sot Enise Zijade 57 kg poashtu fitoj medaljen e bronztë duke fituar 5 lufta e pësuar një humbje!
Vjen nga shkolla e xhudos “ Ippon” në Pejë,ajo për medalje mposhti garuesen Ruse dhe tregoj potencialin e saj premtues!
Në Antalia edhe garuesit tjerë performuan mirë por mbeten pa medalje kësaj radhe!
Me ekipin në Antalia janë trenerët Zymer Zeka dhe Blenard Begu
Dy xhudistet e reja, Blerina Gashi dhe Enise Zijade fitojn medalje të bronztë në Turqi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.