Të dielën (sot) do të luhen dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje dhe të këtij viti në përgjithësi.

Liderja Drita s’ka vend më për gabime nëse dëshiron t’i mbajë larg ndjekësit.

Pas humbjes në derbin e qytetit, “Intelektualët” do ta shohin si një mundësi këndelljeje sfidën me Feronikelin 74, për ta mbajtur avantazhin prej së paku 7 pikësh, sa e kanë tash ndaj Ballkanit.

Mirëpo, ekipi i Zekirija Ramadanit s’do të ketë punë aspak të lehtë pasi përpara do ta ketë ekipin e motivuar nga Drenasi, të cilit i janë rritur shpresat për të mbetur në ligë pas rezultateve pozitive të ndeshjeve të fundit.

Në fund, derbi therandas Suhareka – Ballkani.

Debutuesi i Superligës vjen nga dy fitore të mëdha që i regjistroi javën e kaluar kundër Llapit e Malishevës.

Andaj, të përzgjedhurit e trajnerit Qëndrim Kida do të mundohen ta vazhdojnë këtë “ëndërr” me një fitore kundër rivalit lokal, për ta kaluar një dimër të qetë.

Kurse, kampioni i Kosovës s’guxon të “kiksojë” më nëse dëshiron t’i bëjë presion lideres Drita dhe ta zë atë eventualisht në xhirot e ardhshme.

Dy super ndeshje sot në program, vëmendja te derbi lokal në Suharekë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version