
Sot (e shtunë) janë në program për t’u luajtur dy ndeshje të vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Xhiro e 21-të fillojë të premten me një ndeshje, ku Ballkani u ndal me barazim 1-1 nga Feronikeli 74’, ndërsa sot pritet të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera.
Në ndeshjen e parë, Drita është nikoqire e Suharekës, ndërsa në takimin tjetër Llapi e mirëpret Malishevën.
Të dy këto ndeshje janë paraparë të fillojnë nga ora 13:00.
Java e 21-të mbyllet me dy ndeshjet tjera Dukagjini-Gjilani dhe Ferizaj-Prishtina që luhen nesër (e diel).
Dy ndeshje tejet interesante sot në Superligën e Kosovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.