Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë me javën e nëntë të saj edhe gjatë ditës së sotme, do të luhen dy ndeshje të cilat nisin nga ora 13:00.

Malisheva e cila është lidere do të jetë nikoqire e skuadrës së Prishtinës e cila renditet e katërta.

Drita dhe 0Feronikeli 74 është ndeshja tjetër, ku gjilanasit janë favorit absolut në këtë takim.

“Intelektualët” gjenden në vendin e pestë me 13 pikë, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara, kurse Feronikeli 74 është në vendin e fundit me vetëm një pikë. /Reporteri.net/.

Dy ndeshje tejet interesante sot në Superligë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version