Mbrojtësit e Bayern Munichut, Noussair Mazraoui dhe Matthijs de Ligt dëshirojnë transferimin te Manchester Unitedi.

Marokeni ka arritur marrëveshje me Unitedin për kontratë pesëvjeçare plus një vit shtesë dhe klubet gjithashtu kanë arritur marrëveshje.

Për transferimin e tij, Unitedi duhet të presë largimin e Aaron Wan-Bissakas, i cili është duke u kërkuar nga West Ham Unitedi.

Ndërkaq, de Ligt ka arritur marrëveshje me Unitedi në muajin qershor dhe është duke pritur vetëm klubin anglez.

Bayerni ka kërkuar 50 milionë euro për shërbimet e tij, por Unitedi dëshiron të paguajë më pak plus shtesat.

Dy mbrojtësit e Bayernit duan vetëm Unitedin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version