Edhe Manchester Unitedi, edhe Manchester City do të sfidojnë njëri-tjetrin për një lojtar “të harruar” të Premierligës, që tashmë po shkëlqen në Portugali te klubi i tij i ri.

Dy klubet nga Manchesteri mezi po e presin afatin kalimar të verës, me Pep Guardiolën që dëshiron të rikthehet fuqishëm për ta rrëmbyer titullin sezonin e ardhshëm, teksa homologu i tij, Ruben Amorimi ka për qëllim përforcimin e ekipit, e mospërsëritjen e këtij sezoni përsëri.

Dy klubet – sipas raportimeve të fundit – thuhet të konkurrojnë me njëri-tjetrin për të siguruar shërbimet e Francisco Trincao.

25-vjeçari ishte pjesë e Barcelonës prej vitit 2020 deri më 2023, derisa kaloi edhe një periudhe të Ëolves gjatë sezonit 2021/22, duke regjistruar tre gola dhe një asistim për 30 paraqitje.

Trincao, i cili fillimisht iu bashkua Sportingut të Lisbonës si i huazuar, tashmë është transferuar te klubi portugez në formë permanente, që nga viti 2023.

Sipas “A Bola”, edhe City, edhe United janë të interesuar, dhe mund të shkojnë pas tij gjatë kësaj vere.

Ai është vetëm njëri nga disa futbollistë të Sportingut që Amorimi do t’u shkojë pas gjatë merkatos verore, së bashku me Viktor Gyokeres dhe Geovany Quenda.

Megjithatë, City mund të ketë avantazh më të madh, pasi drejtori sportiv aktual i Sportingut, Hugo Viana do t’i bashkohet Manchester City qysh nga qershori i këtij viti.

Trincao, i cili ka nëntë gola dhe 13 asistime me Sportingun këtë sezon, ka kontratë me kampionin në fuqi të Portugalisë deri më 2026, derisa në tregun e transferimeve vlerësohet me 22 milionë paund.

Sipas “A Bola”, portugezi ka një klauzolë lirimi prej 80 milionë euro, me Barcelonën që ka të drejtën e 50%-shit të kësaj shume.

Dy klubet nga Manchesteri i vihen pas lojtarit që kishte dështuar më herët në Premierligë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version