
Arsenali dhe Manchester Unitedi raportohet se kanë shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Rodrygo gjatë afatit kalimtar të verës.
23-vjeçari ka qenë kyç gjatë këtij sezoni duke realizuar 13 gola dhe tetë asistime në 41 paraqitje për madrilenët.
Sipas Defensa Central, Arsenali dhe Unitedi janë duke vëzhguar situatën e tij në kryeqytetin spanjoll. Dy klubet kanë marrë paralajmërime se ai mund të largohet.
Reali për shërbimet e tij kërkon 120 milionë euro.
Braziliani mund të luajë në disa pozicione dhe ka shkëlqyer në pozitën e sulmuesit me ndihmën e Vinicius Junior dhe Jude Bellingham.
Dy klube të Premier Ligës interesohen për Rodrygon / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.