Komisioni Disiplinor dhe i Etikës në Federatën e Futbollit të Kosovës ka marrë vendim që t’i përjashtojë nga garat klubet “Ulpiana 1926” dhe “Vllaznia-Pozheran” për kurdisje të ndeshjeve.

Të dy ekipet po garonin në Ligën e Parë të Futbollit në Grupin B.

Në raportin zyrtar të delegatit të ndeshjes është evidentuar që në pjesën e dytë të ndeshjes mes “Ulpiana 1926” dhe “Vllaznia – Pozheran”, që përfundoi me rezultat 4 me 3, ekipi vendas tregoi mungesë të dukshme të angazhimit në lojë, duke lejuar hapësira për mysafirët dhe kjo ishte reflektuar në reaizimin e golave. Ndeshja nga 3 me 1 për vendasit përfundoi në 4 me 3 për mysafirët.

Palët e pakënaqura me këtë vendim kanë të drejtë ankese në afatin kohor prej tetë ditësh.

Dy klube përjashtohen për kurdisje të ndeshjeve në Kosovë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version