Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur sot në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të FSHF-së.
Kreu i futbolli kosovar, njëherësh zëvendës-president i UEFA-s, ndër të tjera foli edhe për aplikimin e Shqipërisë për organizmin e Evropianit 2027 për U-21 së bashku me Serbinë, duke theksuar se diçka e tillë ka për t’i shërbyer edhe Kosovës.
“Organizimi i Europianit U-21 është diçka e madhe dhe shanset për të fituar të vetëm këtë organizimi për të thënë të drejtën ishin të vogla. Organizimi i Europianit U-21 është me interes për vendin, pasi e fusim Shqipërinë në hartën e vendeve që organizojnë më së mirë. Vetëm futbolli të japë mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi, kjo gjë i shërben edhe njohjes së Kosovës”, deklaroi Duka.
Vendimi i Dukës ishte kritikuar ashpër nga të gjitha anët ku ka shqiptarë duke e pasur parasysh të kaluarën e hidhur të shqiptarëve me serbët dhe për qasjen aktuale të serbëve ndaj shqiptarëve, mbi të gjitha ndaj atyre të Kosovës.
Duka për organizimin e Evropianit me Serbinë: Vetëm futbolli të japë mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi, kjo gjë i shërben edhe njohjes së Kosovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.