Chelsea pas një humbjeje dhe barazimi ka gjetur fitoren në ndeshjen kundër Tottenhamit.

Ndeshja e zhvilluar në Stamford Bridge ishte përballje mes dy klubeve londineze të cilat sivjet nuk kanë kaluar në formën më të mirë.

Kjo ishte humbja e tretë me radhë e Tottenhamit që ka siguruar një vend në Europa Ligë.

Golat në këtë takim i kanë realizuar Chalobah dhe Jackson Martinez.

Me këtë fitore, Chelsea ngjitet në pozitën e tetë me 51 pikë, ndërkaq Tottenhami mbetet në pozitën e pestë me 60 pikë.

Dueli i klubeve londineze në krizë, Chelsea mposht Tottenhamin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version