Xhudistja Nora Gjakova sot feston ditëlindjen dhe me këtë rast, trajneri Driton Kuka e ka uruar përmes një mesazhi në Facebook duke i uruar 100 vite të lumtura.
Kuka thotë se qëndrueshmëria e Norës në punë do mbetet vlerë që duhet ndjekur sportistët tanë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i Driton Kukës:
Urime ditëlindjen Nora!
Para Olimpiadës së Tokios,punoj si kurrë më parë.
Njejtë punove me vullnet e përkushtim para Paris 2024,lëndimi goditi kur su desht por dëshirën e kishe të hekurt por fati sishte me ne kësaj radhe!
Shkojmë më tutje,qëndrueshmëria jote në punë do mbetet vlerë që duhet ndjekur sportistët tanë!
Dëshmove që ëndrra drejt medaljes së artë Olimpike sguxon të shuhet asnjëherë.
Plot 19 vjet e ndjeku ëndrrën e saj.
I solli Kosovës medaljen e tretë të artë Olimpike!
Rekordmene e Medaljeve Evropiane,medaliste Botërore e Kampione Olimpike jetofsh 100 vjet
#ProudCoach
Driton Kuka uron Nora Gjakovën për ditëlindje: Qëndrueshmëria jote në punë do mbetet vlerë që duhet ndjekur sportistët tanë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.