Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka bërë një postim në rrjetin social në Facebook pasi mbrëmë humbi Kosova nga Rumani me rezultat 0-3.

Kuka ka thënë se loja e Kosovës ishte e dobët, dhe se Rumania kishte nivel tjetër të ekipit në raport me mundësitë e ekipit tonë, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Për një ditë të mirë …

Sportin merreni me sportivitet!

Rumania realisht aq sa unë e pash kishte nivel tjetër të ekipit në raport me futbollistët tanë.

Fituan me meritë.

Ne si popull e dojmë sportin e sidomos futbollin por të jemi real me mundësitë e ekipit!

Loja e ekipit tonë ishte e dobët ska fjalë,skuptoj shumë në pjesën e strategjisë e taktikës në futboll por mbramë diçka shkoj huq.

Sportistët tanë e ekipi në përgjithësi duhet përkrah kur janë në ditë të keqe e jo ndryshe!

Ti përkrahim edhe më shumë në sfidat e ardhshme

Driton Kuka: Loje e Kosovës ishte e dobët, Rumania kishte nivel tjetër / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version