Trajneri më i suksesshëm kosovar, Driton Kuka, feston sot ditëlindjen e 53-të.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se do të vazhdoj edhe më tutje punën për atdhe.

“Ditëlindjen sivjet po e festoj me 5 medalje Olimpike në ekipin tonë. Do vazhdojmë tutje, me punë e përkushtim për atdhe”, ka shkruar Kuka.

Kujtojmë se përveç medaljeve olimpike ai ka udhëhequr xhudistët kosovar edhe në Kampionate Botërore, Evropiane e Grand Slam të ndryshëm ku suksese nuk kanë munguar.

Driton Kuka ka sot ditëlindjen, thotë se po e feston me 5 medalje Olimpike / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version