Drejtori i Mallorca-s, Pablo Ortells, theksoi këtë të mërkurë se klubi nuk po mendon të transferojë ndonjë lojtar në merkaton e janarit.
Ortells minimizoi poashtu zërat si ato për interesimin e mundshëm të Fenerbahçes, të drejtuar nga Jose Mourinho, për sulmuesin kosovar Vedat Muriqi dhe theksoi se ai nuk do të largohet.
“Për momentin jo. Do të shohim se si do të rjedhin gjërat. Nuk po mendojmë të largohet asnjë lojtar, pra as Muriqi”, tha ai para ndeshjes ndaj Real Madrid.
Drejtori i Mallorcas tregon se a do të transferohet Muriqi tek Fenerbahce / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.