Borussia Dortmundi e Paris Saint-Germaini kanë zhvilluar superndeshje në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Të mërkurën mbrëma në stadiumin “Signal Iduna Park”, të ngjyrosur me të verdhë nga tifozët e zjarrtë të Dortmundit, Borussia e fitoi 1:0 ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Rezultati e lë të hapur sfidën për ndeshjen e kthimit që zhvillohet më 7 maj në “Parkun e Princave” në Paris.

Ndeshja në Dortmund u vendos në minutën e 36-të. Nicklas Fuellkrug konkretizoi një aksion të bukur të skuadrës gjermane.

Ndërkaq, ky ka qenë reagimi i klubit të Dortmundit në rrjetin social X, pas fitores./Reporteri.net/.

Dortmundi fiton kundër Parisit, në kuadër të gjysmëfinales / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version