Portieri Gigi Donnarumma ka shpëtuar Italinë pa pësuar gol nga Spanja në pjesën e parë.
“Furia e kuqe” e ka dominuar plotësisht pjesën e parë dhe pati katër raste të mira shënimi, por në vendin e tij ishte Donnarumma që nuk lejoi të prekej porta italiane.
Williams Jr dhe Alvaro Morata kishin raste të mira shënimi në 25 minutat e parë të takimit dhe Italia assesi nuk po mund të marrë frymë nga dominimi total i “Stuhisë së Kuqe”.
Kur po zhvillohej minuta e 25 ishte mesfushori Fabian, i cili lansoi një goditje të fuqishme nga distanca, të cilën e priti portieri Gigi Donarumma.
Donnarumma shpëton Italinë pa pësuar gol në pjesën e parë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.