
Donjeta Sadiku i ka sjell normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se boksierja jonë siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për Lojërat Olimpike Paris 2024.
Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi ‘vizën’ për LO PARIS 2024.
Njoftimi i plotë nga Komiteti Olimpik i Kosovës:
POOOOOO, N O R M A O L I M P I K E
, TË LUMTË DONJETA
Donjeta Sadiku i ka sjell normën e parë olimpike në histori të boksi të Kosovës.
Boksierja jonë siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për LO Paris 2024.
Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi ‘vizën’ për LO PARIS 2024.
Urime Donjetës për mundin dhe sakrificën e deritashme për ta ndjekur ëndrrën për medalje olimpike.
Urime edhe trajneres Marjolla Sallauka, gjithë atyre që punuan me Donjetën dhe Federatës së Boksit të Kosovës.
Donjeta Sadiku shkruan historinë, arrinë normën olimpike për “Paris 2024” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.