Donjeta Sadiku i ka sjell normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovë.
Ajo i është gëzuar jashtëzakonisht shumë fitores, ku ka bërë shqiponjën dhe ka thënë se “jam krenare që jam shqiptare”, përcjell Reporteri.net.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se boksierja jonë siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për Lojërat Olimpike Paris 2024.
Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi ‘vizën’ për LO PARIS 2024. /Reporteri.net/.
Donjeta Sadiku pasi arriti normën olimpike për “Paris 2024”: Jam krenare që jam shqiptare / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.