Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku e ka nisur në mënyrë fantastike aventurën e saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Sadiku triumfoi në meçin e parë sonte ndaj tajlandezes, Thamanya Somnuek.
Triumfi ka qenë pas numërimit të pikëve, teksa ishte raundi i tretë ai që e bëri dallimin.
Pas këtij dueli, Sadiku ka mësuar kundërshtarin e radhës si dhe orarin e ndeshjes.
Luftën e radhës, Sadiku, e zhvillon të hënën prej orës 20:00.
Përballë boksieres tonë në 1/8 e finales është kolumbiania, Paola Angie Valdes Pana.
Sadikut i duhen edhe dy fitore për ta siguruar medaljen.
Donjeta Sadiku: Kam ardhur në Paris me synim të qartë, dua medalje olimpike
Donjeta Sadiku mëson kundërshtaren e radhës, kjo është koha kur do të zhvillohet meçi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.