Donjeta Sadiku e ka nisur me fitore aventurën në Lojërat Olimpike.
Boksierja kosovare triumfoi në raundin e parë në kategorinë deri në 60 kilogramë ndaj tajlandezes, Thananya Somnuek.
Tri raundet ishin mjaft të barabarta edhe me pikët nga juria.
Teksa, me vendim të ndarë, tre gjyqtarë ia dhanë pikët Sadikut, kurse dy të tjerë Somnuek, për nisjen e mbarë të boksieres tonë
Pas raundit të dytë, te Sadiku u vërejt lodhja, megjithatë arriti të bënte një raund të fundit fantastik, i cili ia siguroi edhe fitoren.
Donjeta Sadiku fiton meçin e parë në Lojërat Olimpike / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.