Donis Avdijaj ka shkëlqyer sot në fitoren e Hartberg ndaj Austria Klagenfurt, në Bundesligën austriake.

Hartberg fitoi me rezultatin 3:2, me sulmuesin kosovar që shënoi të tre golat e fitores

Avdijaj het-trikun e kompletoi brenda pjesës së parë, duke shënuar në minutat 2’, 16’ dhe 33’.

27-vjeçari tani numëron 10 gola në elitën e futbollit austriak, teksa ka edhe gjashtë asistime.

Hartberg ndodhet në pozitën e katërt tani me 24 pikë të grumbulluara.

Donis Avdijaj realizon het-trik në fitoren e Hartberg / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version